Cristiano Ronaldo po përgatitet të bëjë bujë edhe jashtë fushës së futbollit.
Superylli portugez, 41 vjeç, do të jetë producent i një seriali televiziv me temë futbollin, ndërsa është shumë e mundshme që ai të shfaqet edhe para kamerës në një prej episodeve.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, seriali do të titullohet "Day 1s", ndërsa rolin kryesor do ta luajë aktori i njohur Damian Lewis, i cili u bë i famshëm për interpretimin e tij në serialin "Homeland".
Seriali do të trajtojë jetën e një agjenti futbolli dhe pritet të zgjojë interes të madh. Ndërkohë, raportimet bëjnë me dije se tashmë janë zhvilluar bisedime me platformat kryesore të transmetimit.
Sipas të njëjtave burime, në serial pritet të marrin pjesë edhe figura të njohura të futbollit, mes tyre edhe legjenda franceze Thierry Henry.
Lini një Përgjigje