TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2026, 16:33

Nuk ka qetësi për Brojën, sulmuesi dëmtohet sërish

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka qetësi për Brojën, sulmuesi dëmtohet sërish
Armando Broja

Armando Broja nuk po gjen qetësi. Në mesin e merkatos, ku emri i tij lidhet me disa klube, kryesisht nga Italia, sulmuesi ka pësuar një dëmtim.

Broja mungoi në miqësoren e fundit ndaj Ajax, duke ngritur dyshime për vendimin e trajnerit të Burnleyt. Megjithatë, ishte vetë tekniku Nicky Hayen, i cili zbuloi se lojtari vuan nga një dëmtim.

Sipas trajnerit, Broja ka një dëmtim të lehtë dhe do të mungojë për disa javë.

“Broja ka një lëndim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”, deklaroi shkurt tekniku belg.

Nga Italia së fundmi është raportuar për një interesim nga Lazio, që synon ta afrojë në huazim.

armando broja nuk ka qetësi për brojën sulmuesi dëmtohet sërish

Lini një Përgjigje