Deklaratat e mazhorancës se huaja 302 milionë dollarëshe nga Shtetet e Bashkuara për modernizimin e Forcave të Armatosura përbën një "moment historik" kanë sjellë reagime.
Ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka ironizuar këtë qëndrim, duke kujtuar se SHBA kanë mbështetur prej dekadash Forcat e Armatosura shqiptare me grante, pajisje dhe programe trajnimi.
"Për mua këta janë idiotë, se nuk ka mundësi. Marrja e kredisë nga SHBA moment historik qysh nga 1990. Po kur dhuronin SHBA, çfarë momenti ishte?", shkruan Meçollari.
Sipas tij, ndihma amerikane për Shqipërinë nuk ka nisur me këtë hua, por ka qenë e vazhdueshme për më shumë se 30 vjet.
"SHBA shpenzojnë prej 30 vitesh mesatarisht mbi 3 milionë dollarë në vit për edukimin dhe trajnimin e personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kanë dhuruar 10 motovedeta për Forcën Detare, nga të cilat 5 të reja, plus paketën e mirëmbajtjes për 20 vjet. Dhe sa e sa ndihma të tjera në mjete tokësore, dronë, e kush i mban mend të gjitha", shprehet ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare.
Reagimi vjen pasi Kuvendi miratoi me 74 vota marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA, e cila sipas qeverisë do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e standardeve të NATO-s.
Lini një Përgjigje