TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2026, 19:37

Mori dokumentin sekret dhe iku me vrap/ Rama i kërkon prokurorisë të hetojë Shehajn: Hajdut dhe sorrë vjedhacake

Shkruar nga Pamfleti
Mori dokumentin sekret dhe iku me vrap/ Rama i kërkon prokurorisë
Shehaj duke ikur me vrap & Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar hetimin e deputetit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, pas incidentit të ndodhur në Kuvend gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së huasë ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi dokumentacioni i marrëveshjes ishte i klasifikuar. Deputetët u lejuan vetëm të njiheshin me materialin në sallë, pa e marrë atë me vete.

Aipas pamjeve të publikuara, Agron Shehaj merr dokumentin dhe largohet me shpejtësi nga salla. Në videon që ka qarkulluar në media shihet sekretarja e Kuvendit duke e ndjekur nga pas për t'ia marrë dokumentin, por gjatë ndjekjes rrëzohet në shkallë.

Pas publikimit të pamjeve, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke e akuzuar Shehajn për marrjen e një dokumenti të klasifikuar dhe duke i kërkuar Prokurorisë të ndërhyjë.

"Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.

Uroj, po nuk shpresoj, që Prokuroria t'i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumenteve të klasifikuara kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme, duke falënderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit", shkroi Rama.

rama shehaj

1 Komente

  1. R
    Rama nBurg, Berisha nBurg

    Perçarsi antishqiptar i Surrelit vazhdon te ndot ekosistemit politik ne Shqiperi. Ço cfare ke me ballistet, o klyshi i Kolekes, sllavokominst barbar qe denonit shkrimtaret shqiptar me varje?! Shurrani i Shurrelit, gjuhe gjarperi.

    Lini një Përgjigje