TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2026, 16:51

Italia nis epokën e re, pas Mançinit prezanton edhe drejtorin teknik; gati një vend edhe për legjendën “axurre”

Shkruar nga Pamfleti
Italia nis epokën e re, pas Mançinit prezanton edhe drejtorin
Roberto Mançini-Klaudio Ranieri

Roberto Mançini është rikthyer zyrtarisht në stolin e kombëtares italiane, duke marrë për herë të dytë drejtimin e "Axurrëve". Trajneri 61-vjeçar ka misionin e vështirë për të rikthyer Italinë në elitën e futbollit botëror, pas dështimeve të njëpasnjëshme që e lanë jashtë tre edicioneve të fundit të Kupës së Botës.

Së bashku me ndryshimin në pankinë, Federata Italiane e Futbollit ka vendosur edhe një emër të ri në postin e drejtorit teknik. Klaudio Ranieri zëvendëson Paolo Maldinin, për të cilin mediat italiane raportuan se kishte kërcënuar me dorëheqje në rast se Mançini do të emërohej trajner.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nazionale Italiana di Calcio (@azzurri)

Pas mbledhjes së Këshillit Federal, presidenti i FIGC-së, Xhovani Malago, konfirmoi zyrtarisht ndryshimet në drejtimin e kombëtares.

Sot kemi një trajner të ri dhe një drejtor teknik të ri”, deklaroi Malago para gazetarëve, duke bërë të ditur se të mërkurën do të zhvillohet një konferencë për shtyp ku do të prezantohen Roberto Mançini dhe Klaudio Ranieri.

Italia nis epokën e re, pas Mançinit prezanton edhe drejtorin

Mançini rikthehet në një detyrë që e mbajti edhe në periudhën 2018-2023, kohë gjatë së cilës i dhuroi Italisë triumfin në “EURO 2020”, një nga sukseset më të mëdha të futbollit italian në vitet e fundit.

Ndryshimet në strukturën drejtuese të Italisë nuk pritet të ndalen këtu. Xhovani Malago zbuloi se një tjetër post drejtues mbetet ende vakant dhe një nga kandidatët kryesorë për ta marrë atë është legjenda Xhanfranko Zola, i cili aktualisht shërben si zëvendëspresident i Lega Pro.

Italia nis epokën e re, pas Mançinit prezanton edhe drejtorin

roberto mançini trajneri i ri i italisë klaudio ranieri xhanfranko zola

Lini një Përgjigje