TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Korrik 2026, 16:10

"Allahu më urdhëroi"/ Sulm me thikë në Paris, 31-vjeçari plagos rëndë tre gra 

Shkruar nga Pamfleti
"Allahu më urdhëroi"/ Sulm me thikë në Paris,
Pamje mga sulmi

Një sulm me thikë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy, në veriperëndim të Parisit, ku mbetën të plagosura tre gra, njëra prej tyre shtatzënë.

Sulmi u krye nga një 31-vjeçar i armatosur me dy thika, i cili u arrestua pak minuta më vonë nga policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30.

Sipas autoriteteve franceze, të plagosurat janë 19, 24 dhe 36 vjeç. Të treja u transportuan në spital, ndërsa dy prej tyre po marrin trajtim në gjendje të rëndë. Megjithatë, mjekët vlerësojnë se ato nuk janë në rrezik për jetën. E plagosura e tretë ka pësuar lëndime më të lehta.

Autori u pikas nga një polic jashtë shërbimit, i cili e pa duke lëvizur pranë stacionit të tramvajit me dy thika në duar. Polici njoftoi menjëherë përforcimet, e ndoqi të dyshuarin dhe më pas mori pjesë në arrestimin e tij së bashku me patrullën që mbërriti në vendngjarje.

Video të publikuara në rrjetet sociale e tregojnë të dyshuarin të neutralizuar në tokë. Sipas mediave franceze, gjatë arrestimit ai ka deklaruar: "Allahu ishte ai që më urdhëroi."

Autoritetet po hetojnë motivet e sulmit. Sipas një burimi të cituar nga mediat franceze, i arrestuari paraqet profil të një personi me çrregullime të shëndetit mendor.

Ministri i Brendshëm i Francës deklaroi se është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi motivet e ngjarjes. Ai tha se i dyshuari bëri deklarata të paqarta gjatë arrestimit dhe se identiteti i tij është ende duke u verifikuar.

Hetimin e çështjes e ka marrë përsipër Policia Gjyqësore e Parisit, ndërsa Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit po ndjek zhvillimin e hetimeve.

sulm me thike ne paris

Lini një Përgjigje