TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 20:52

“E papranueshme, u dhunuan qytetarë të thjeshtë”, protestuesi: Parlamenti nuk është më legjitim, Rama jep dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

“E papranueshme, u dhunuan qytetarë të thjeshtë”,

Këtë të enjte po mbahet protesta e 54-të para kryeministrisë, teksa kërkohet largimi i qeverisë Rama. Një i ri u shpreh se sot para parlamentit u pa një shfaqje e shëmtuar, ku qytetarë të thjeshtë u dhunuar nga policia, pa asnjë lloj të drejtë.

“Sot kam vrenjtur vdekjen e pjesshme të demokracisë. Kam parë dhunë të paprecedentë ndaj protestuesve paqësor. Shqipëria ka nevojë për ndihmë, kam parë kriminelë. Kriminelët kishin kostume e kollare që hipnin në karriget e parlamentit. Pashë policinë që kishte vendosur kordon sigurie sikur të ishim terroristë, por terroristët ishin brenda në parlament.

Krimi është bërë si tumor njësh me shtetin. Koha është që Shqipëria të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale. Koha është që krimi mos të jetë më me qeverinë. Kërkesat tona kanë qenë jetike, legjitime. Ky pushtet na ka trajtuar si terroristë por terroristët janë në parlament. Në shesh bërtasim qeveri e krimit. Ne nuk do durojmë këtë dhunë, keni arrestuar gazetarë e fëmijë, keni vrarë njerëz rastësor, jeni të pashpirt dhe të pabesë, jeni zvarranikë. Ky parlament nuk është më legjitim”, tha ai.

protesta rama

Lini një Përgjigje