
Në rrethana të tilla, pyetje të shumta lindin rreth fatit të njeriut që “tundi” themelet e pushtetit të Vladimir Putinit, në vetëm pak orë...
Ka pasur spekulime të konsiderueshme për të ardhmen e Wagner-it dhe shefit të tij, Yevgeny Prigozhin, që kur vendosën të nisi një rebelim këtë fundjavë ndaj Vladmir Putinit.
Prigozhin u pa për herë të fundit duke u larguar nga Rostov-on-Don vonë të shtunën me një fuoristradë të zezë pasi Kremlini tha se një marrëveshje ishte ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, në të cilën sipas tyre Prigozhin kishte rënë dakord të shkonte në Bjellorusi dhe t'i jepte fund rebelimit të tij.
Por nga vetë Prigozhin nuk është konfirmuar se çfarë është arritur në marrëveshjen për të cilën edhe pse është folur kaq shumë, ende nuk dihet asgjë rreth saj!
Ndërkohë që agjencia zyrtare e lajmeve në Bjellorusi tha të dielën se Lukashenko foli sërish në telefon me presidentin rus Vladimir Putin në mëngjes, dyshime të shumta janë ngritur rreth fatit të Prigozhin.
Sipas asaj që raportojnë zyrtarët bjellorusë për CNN, nuk kanë detaje se cili do të jetë statusi i Prigozhin në Bjellorusi dhe madje ata nuk mund të konfirmojnë nëse Prigozhin kishte mbërritur tashmë në vend.
Në rrethana të tilla, pyetje të shumta lindin rreth fatit të njeriut që “tundi” themelet e pushtetit të Vladimir Putinit, në vetëm pak orë! Mbase është shumë herët për të dalë në konkluzione, por “marrëveshja” e Prigozhin me Lukashenkon mund të ketë qenë “kurthi” i Putinit për “përbindëshin” që ai vetë krijoi.
Lini një Përgjigje