TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 21:30

Trazirat në Moskë shqetësojnë OKB-ën, Guterres thirrje Rusisë dhe Wagnerit: Shmangni tensionet!

Shkruar nga Pamfleti

Trazirat në Moskë shqetësojnë OKB-ën, Guterres thirrje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres i shqetësuar nga situata e tensionuar dje në Rusi, ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët në mënyrë që të shmangen katastrofat.

Me anë të një deklarate, Guterres i bëri thirrje ushtrisë ruse dhe Wagnerit që të veprojnë me përgjegjësi dhe me synimin për të shmangur tensionet e mëtejshme.

Sekretari i Përgjithshëm ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në Federatën Ruse. Ai është në dijeni të raporteve të fundit në lidhje me hapat për të ulur tensionet. Ai u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të vazhdojnë të veprojnë me përgjegjësi dhe me synimin për të shmangur tensionet e mëtejshme”, thuhej në deklaratë.

guterres moska wagner

Lini një Përgjigje