TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 20:21

Tensionet në veri të Kosovës, Abazoviç: Turqia e rëndësishme, Erdogan mund t’i ulë palët në tryezën e bisedimeve

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, Abazoviç: Turqia e

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë për “Anadolu”, tha se Turqia është bërë një “vend kyç” në Ballkanin Perëndimor dhe roli i saj ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm.

Presidenti Erdoğan është një lider që mund të bindë palët e tensionuara në Ballkan që të vijnë në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për problemet në rajon. Unë mendoj se roli ndërmjetësues i Turqisë në tensionet midis Serbisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm”, tha Abazoviç për Anadolu në kuadër të Forumit Rinor të Bashkëpunimit Islam në Stamboll.

Ai tha se Turqia si një “superfuqi” mban marrëdhënie miqësore me gjithë botën, duke shtuar se të gjithë hapat që do të ndërmarrë Turqia në diplomacinë globale janë të vlefshme si për vendet e rajonit, ashtu edhe për Ballkanin.

Shpresoj se presidenti Erdoğan do të përfshihet më shumë në problemet në Ballkan. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi ai.

abzaoviç tensionet veri

Lini një Përgjigje