
Franak Viacorka, këshilltari kryesor politik i kreut të opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya është shprehur se Prigozhin nuk ka gjasa të qëndrojë në Bjellorusi për një kohë të gjatë.
Sipas tij, kjo ishte një zgjidhje e përkohshme e cila i interesonte si Putinit ashtu dhe Prigozhin. Ai shtoi se Putin nuk donte ta vriste kreun e Wagnerit, sepse i duhet, por as nuk mund ta lejonte të vazhdonte sulmin që ai nisi, kështu që dërgimi i tij një Bjellorusi ishte një zgjidhje e volitshme.
Viacorka tha se Prigozhin nuk e sheh Bjellorusin si vendin e tij të pensionimit, teksa paralajmëroi mund të ketë rikthim të tensioneve.
“Mendoj se kjo ishte zgjidhja që i pëlqeu Putinit dhe Prigozhinit. Nga njëra anë, Putini nuk donte të vriste Prigozhin sepse ai është i rëndësishëm; ai është i nevojshëm për luftën në Ukrainë dhe nga ana tjetër Putini gjithashtu nuk donte ta linte të shkonte dhe të qëndronte dhe të bënte atë që bën. Problemi është se Prigozhin nuk do të qëndrojë në Bjellorusi për një kohë të gjatë. Ky nuk është destinacioni i tij i ëndrrave ku ai dëshiron të ndërtojë pensionin dhe biznesin e tij, kështu që mendoj se është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe saga me historinë do të vazhdojë”, tha Viacorka.
Lini një Përgjigje