TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 18:17

Pas kritikave nga BE, Twitter ashpërson masat për lajme të rreme

Shkruar nga Pamfleti

Pas kritikave nga BE, Twitter ashpërson masat për lajme të rreme

BE ka kritikuar gjigantin e rrjeteve sociale ‘Twitter’ për lajme të rreme, propagandë ruse dhe krimin në internet. Twitter ka rënë dakord për respektimin e ligjeve të reja nga Bashkimi Evropian.

Ky vendim vjen pasi zyrtarë të lartë të komisionit evropian vizituan selinë e kompanisë për të testuar aftësinë e saj për të vepruar legalisht në bllokun evropian, vetëm disa javë pasi pronari i gjigandit të rrjeteve sociale, Elon Musk, hoqi dorë nga kodi vullnetar i praktikës së bllokut për dezinformimin.

Vizita e zyrtarëve evropian kishte si synim të testonin kontrollet e kompanisë mbi propagandën ruse, lajmet e rreme dhe aktivitetin kriminal, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

Komisioneri përgjegjës për zbatimin e Aktit të ri të Shërbimeve Digjitale, mirëpriti faktin që kompania pranoi vullnetarisht kontrollin.

Ligjet e reja hyjnë në fuqi më 25 gusht, megjithatë frika e BE-së se Twitter-i mund të mos i respektojë ishte rritur.

BE-ja e kishte paralajmëruar Musk se ai mund të përballet me një ndalim të plotë në Evropë ose me gjoba deri në 6% të të ardhurave të saj globale nëse nuk përputhet me ligjet.

Sipas Aktit të ri të Shërbimeve Digjitale, kompanitë e teknologjisë do të duhet të moderojnë platformat e tyre për përmbajtje të dëmshme si dezinformimi dhe të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme.

Po ashtu, kompanitë duhet të rrisin transparencën në lidhje me ndërveprimet me përdoruesit dhe të thjeshtojnë marrëveshjet e përdoruesve.

twitter kritika be

Lini një Përgjigje