TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 17:40

Zgjedhjet në Greqi, dalin exit-pollet e para; kryeson partia e Mitsotakis

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Greqi, dalin exit-pollet e para; kryeson partia e Mitsotakis

Grekët u rikthyen këtë të diel qendrave të votimit për një proces të dytë zgjedhor brenda pesë javësh, për shkak se Mitsotakis edhe pse arriti të marrë një shumicë të konsideruar votash, nuk pranoi të krijojë koalicion qeverisës, kështu që e dërgoi vendin sërish në zgjedhje.

Ndërkohë ka nisur dalje e exit polleve të para, sipas tyre Demokracia e Re ka arritur të grumbullojë një mbështetje prej 42% të pjesëmarrësve në zgjedhje, e ndjekur nga Syriza me 17.6 %, si dhe PASOK 11,5 %.

Exit pollet kanë dalë nga 80% e kampionit.

Demokracia e Re: 42%

Syriza: 17.6 %

PASOK: 11,5 %

KKE: 8.1%

Spartanët: 5%

Zgjidhja Ell: 3.3%

Niki: 3.3%

Navigimi: 3%

DITA: 2.5%

Votimi në Greqi është i detyrueshëm, por ka përjashtime për ata mbi 70 vjeç, për ata që ndodhen jashtë vendit gjatë ditës së zgjedhjeve, si dhe për ata që nuk mund të votojnë për arsye shëndetësore.

Shanset e Mitsotakis për të fituar një mandat të dytë si kryeministër këtë herë janë të mëdha, për shkak të ndryshimeve që iu bënë ligjit zgjedhor. Ekspertët thonë se këto zgjedhje do të jenë një votë për ekonominë dhe reflektim i një ndryshimi që do ta çojë shoqërinë greke drejt konservatorizmit, pjesërisht për shkak të forcimit të qëndrimeve kundër imigracionit.

greqi zgjedhjet exit-pollet

Lini një Përgjigje