TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 17:05

Lideri çeçen kërcënon ushtarët e Wagner: Nëse tentoni sërish të krijoni trazira, do t’ju shfaros të gjithëve

Shkruar nga Pamfleti

Lideri çeçen kërcënon ushtarët e Wagner: Nëse

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov ka kërcënuar trupat e Wagner, se nëse tentojnë sërish të dëmtojnë Rusinë, ushtria e tij do t’i ekzekutojë të gjithë.

Më tej Kadyrov akuzoi Yevgeny Prigozhinin për arrogancë të rrezikshme që mund të kishte çuar në "gjakderdhje", teksa shtoi se kreu i Wagner kishte thyer besimin e tij.

"Mendova se mund t'u besohej disa njerëzve... por doli që për hir të ambicieve personale, përfitimeve dhe për shkak të arrogancës, njerëzit nuk mund të japin mallkimin si dashuri për atdheun", tha ai.

Kadyrov u bëri thirrje luftëtarëve të Wagner që të vazhdojnë të jenë të matur në vendimet që marrin dhe të mendojnë për familjet dhe fëmijët e tyre.

Kujtojmë se ditën e djeshme Kadyrov nisi trupat e tij në drejtim të qytetit Rostov, për të luftuar ma forcat Wagner, por më pas u arrit një marrëveshje dhe gjithçka përfundoi pa gjakderdhje.

kadyrov wagner putin

Lini një Përgjigje