TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 18:30

Ardhja e Prigozhin në Minsk "alarmon" Perëndimin, Lituania thirrje NATO-s: Duhet të rrisim prezencën ushatarake në kufi me Bjellorusinë

Shkruar nga Pamfleti

Ardhja e Prigozhin në Minsk "alarmon" Perëndimin, Lituania

Mbërritja e kreut të Wagner, Prigozhin në Bjellorusi, duket se ka alarmuar Perëndimin. Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në Moskë, Presidenti i Lituanisë ka paralajmëruar se nëse Bjellorusia do të presë Prigozhin, atëherë NATO do të duhet të forcojë krahun e saj lindor.

"Nëse Prigozhin ose një pjesë e grupit Wagner përfundon në Bjellorusi me plane të paqarta dhe qëllime të paqarta, kjo do të thotë vetëm se ne duhet të forcojmë më tej sigurinë e kufijve tanë lindorë. Nuk po flas vetëm për Lituaninë këtu, por pa dyshim për të gjithë NATO-n," tha presidenti lituanez Gitanas Nauseda.

Kreu i shtetit i cili do të presë samitin e NATO-s muajin e ardhshëm, foli pas një takimi të këshillit të sigurimit shtetëror për të diskutuar revoltën e ndërprerë të Wagner kundër Kremlinit.

Kujtojmë se, pasi Prigozhin anuloi revoltën e tij të shtunën, Moska tha se shefi i Wagner do të largohej nga Rusia për në Bjellorusi dhe nuk do të përballej me akuza.

 

Lini një Përgjigje