TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 19:09

Kryengritja e Wagner-it, SHBA: Situata ishte e paparashikueshme, prisnim të kishte gjakderdhje

Shkruar nga Pamfleti

Kryengritja e Wagner-it, SHBA: Situata ishte e paparashikueshme, prisnim të

Ndërsa situata u bë më e qartë për analistët e inteligjencës amerikane se Yevgeny Prigozhin ishte gati të mobilizonte trupat e tij Wagner brenda Rusisë, pritej që marshimi i tij drejt Moskës të haste shumë më tepër rezistencë dhe të ishte "shumë më i përgjakshëm se sa ishte".

Një zyrtar amerikan tha se ushtria profesionale e Rusisë nuk bëri një punë më të mirë për t'u përballur me trupat Wagner ndërsa ata lëvizën në Rostov e më pas drejt Moskës.

Zyrtari tha se pjesa që ishte më surprizuese nga gjithçka ndodhi mbrëmë, ishte shpejtësia e marrëveshjes që u arrit të shtunën, për të cilën Kremlini tha se ishte ndërmjetësuar nga Bjellorusia .

“Unë e di se ne vlerësuam se do të ishte shumë më e dhunshme dhe e përgjakshme. Por në fund nuk pati asnjë luftë për Moskën”, tha zyrtari për CNN.

Sipas tij në ditët para marshimit të Wagner-it, inteligjenca amerikane vlerësoi se ai do të sfidonte udhëheqjen ruse.  

wagner shba kryengritja

Lini një Përgjigje