TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 22:18

Biden bisedë telefonike me Zelenskyn, në fokus trazirat e fundit në Rusi  

Shkruar nga Pamfleti

Biden bisedë telefonike me Zelenskyn, në fokus trazirat e fundit

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë të diel sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Në fokus të bisedës mësohet të ketë qenë kundër-ofensiva e Ukrainës dhe mbështetja e palëkundur e SHBA-së. Gjithashtu mësohet se është folur edhe për ngjarjet e fundit që ndodhën në Rusi.

Biseda telefonike është konfirmuar dhe nga vetë Zelensky, i cili me anë të një postimi në Twitter bëri të ditur se ata "diskutuan rrjedhën e armiqësive dhe proceset që po ndodhin në Rusi".

Bota duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë derisa të rivendoset rendi ndërkombëtar”, shkroi Zelensky ndër të tjera në postimin e tij.

biden zelensky

Lini një Përgjigje