TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 22:05

Dështimi në zgjedhje, Alexis Tsipras paralajmëron dorëheqjen: Kemi nevojë për fytyra të reja!

Shkruar nga Pamfleti
Dështimi në zgjedhje, Alexis Tsipras paralajmëron
Alexis Tsipras,

Teksa numërimi i votave në Greqi vijon, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga SYRIZA për humbjen. Deklarata është përcjellë nga Alexis Tsipras, i cili ka thënë për mediat se kanë pësuar një disfatë të rëndë zgjedhore.

Kryetari i SYRIZA-s foli për nevojën e rinovimit me fytyra të reja, duke thënë se është mbyllur një cikël i madh historik për partinë, raporton "Protothema".

Ishte beteja më e vështirë, por edhe më e bukur zgjedhore që kemi bërë ndonjëherë.  Dua të falënderoj qindra mijëra qytetarë që na nderuan me votat e tyre. Rezultati i zgjedhjeve është padyshim negativ për ne. Anëtarët e partisë do të thirren të na gjykojnë të gjithëve dhe të hartojnë strategjinë që i përgjigjet rrethanave të vështira. Vetëkuptohet se në këtë proces kolektiv krijues të rindërtimit, do të jem i pari që do të vendos veten në gjykimin e anëtarëve të partisë,” tha ai.

Vihet re se, sipas rezultateve, Parlamenti i ardhshëm pritet të jetë tetëpartiak, ku Pleusi Eleftherias më në fund do të jetë në Parlamentin e ri.

Rezultatet sipas Ministrisë së Brendshme

ND: 40.53
SYRIZA: 17.84
PASOK/KINAL: 11.9
KKE: 7.65
Spartanët: 4.69
Zgjidhja Helenike: 4.46
FITORJA: 3.71
Lundrimi i Lirisë: 3.17

Në nivel mandatesh përqindjet “përkthehen” si më poshtë:

Demokracia e Re: 158
SYRIZA: 47
PASOK: 32
KKE: 20
Spartanët: 13
Zgjidhja Helenike: 12
Partia Fitorja: 10
Lundrimi i Lirisë: 8

alexis tsipras dështimi në zgjedhje

Lini një Përgjigje