TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 21:55

Kërkesa e Suedisë për tu bërë pjesë e NATO-s, Erdogan: Ndaloni protestat e kurdëve nëse doni të anëtarësoheni

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e Suedisë për tu bërë pjesë e NATO-s,

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Suedia duhet të ndalojë protestat e mbështetësve të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Stokholm për të marrë dritën jeshile për ofertën e saj për anëtarësim në NATO.

Sipas raportimeve kushtin Erdogan ia tha kreut të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili ka qenë një zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Suedisë në Aleancë.

Sipas pretendimeve të Erdogan, Turqia ka një qëndrim konstruktiv, por ndryshimi i ligjeve të Suedisë për terrorizmin për të përmbushur kërkesat nga Ankaraja ishte “i pakuptimtë” ndërsa mbështetësit e PKK-së mbajnë protesta në vend.

Kujtojmë se Finlanda dhe Suedia pas pushtimit rus të Ukrainës, nxituan të dorëzojnë aplikimet e tyre për tu bërë pjesë e NATO-s, por Turqia dhe Hungaria dolën pengesa për të dy vendet. Finlanda nga njëra anë arriti të plotësojë kushtet e vendosura prej tyre dhe sot është anëtarë, ndërsa Suedia ende nuk ka rënë dakord lidhur me disa kërkesa e për këtë arsye ende nuk është pjesë e Aleancës.

 

erdogan suedia nato

Lini një Përgjigje