TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2023, 07:15

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari, rikthehet në pushtet “armiku” i Putinit

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet parlamentare në Bullgari, rikthehet në pushtet
Boyko Borissov

Bullgaria nuk arrin të prodhojë sërish një mazhorancë qeverisëse të qartë pas 5 zgjedhjeve brenda 2 viteve.

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare, gjithsesi duket se në krye është GERB-i i qendrës së djathtë të ish-kryeministrit Bojko Borisov.

Megjithatë fakt është se dy forcat me më shumë mandate, GERB dhe grupimi i "djemve të Havardit" janë qartësisht pro Perëndimit dhe kundër Putinit. Partia Socialiste Bullgare, si e lëkundur në qëndrimin prorus, sidomos nga Presidenti i vendit Rudev, është goditur më shumë.

Rezultatet e numërimit paralel të Alpha Research/BNT në 50% të mostrës së përpunuar:

GERB-SDS – 25,9%
PP-DB – 24,8%
DPS – 14.1%
"Rilindje" - 14%
BSP - 9%
“Ka një popull të tillë” me 3.8%, “Ngritja bullgare” me 3,1% dhe “E majta” me 2,3% mbeten nën minimumin 4% për të hyrë në parlament.
Rezultatet e numërimit paralel të Lidhjeve të Tregut/bTV në 80% të mostrës së përpunuar:

GERB-SDS – 25%
PP-DB – 23,5%
DPS – 14,5%
"Rilindje" - 13.4%
BSP – 8.4%

boyko borissov zgjedhjet në bullgari

Lini një Përgjigje