
Ministrja e qeverisë franceze, Marlene Schiappa është vënë nën kritika nga anëtarët e partisë së saj, pasi u shfaq në kopertinën e revistës Playboy.
Schiappa, e cila ka qenë ministre e qeverisë që nga viti 2017, u shfaq në kopertinën e revistës për të shoqëruar një intervistë prej 12 faqesh që ajo bëri për të drejtat e grave dhe LGBT. Schiappa, e cila është ministrja aktuale për Ekonominë Sociale dhe Shoqatat Franceze, u shfaq në revistën Playboy e veshur me një fustan të bardhë.
Paraqitja e saj ka tërhequr kritika nga kolegët politikë, përfshirë kryeministren franceze Elisabeth Borne, e cila tha se nuk ishte e përshtatshme, veçanërisht gjatë kësaj periudhe dalja në një kopertinë të tillë.
Franca është aktualisht në grahmat e një krize politike dhe sociale të shkaktuar nga masa e presidentit francez, Emmanuel Macron për të çuar përpara reformat e diskutueshme të pensioneve, pavarësisht kundërshtimit të gjerë publik.
Ndërkohë politikani francez, Jean Luc Mélenchon, i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale të 2022, kritikoi pamjen e Schiappa-s dhe vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të dhënë një intervistë për revistën për fëmijë, Pif Gadget, këtë javë.
“Në një vend ku Presidenti shprehet në Pif dhe ministria i tij në Playboy, problemi do të ishte opozita. Franca po del nga binarët,” shkroi Mélenchon në Twitter të shtunën./CNN
Lini një Përgjigje