TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2023, 21:53

Abazoviç uron Milatoviç-in për fitoren: Misioni përfundoi, do punojnë për një Mal të Zi evropian

Shkruar nga Pamfleti

Abazoviç uron Milatoviç-in për fitoren: Misioni

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç ka uruar Jakov Milatoviç, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rezultatet paraprake flasin për një fitore të thellë të tij kundrejt presidentit aktual Milo Gjukanoviç.

"Unë e përgëzoj Milatoviçin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar", ka shkruar Abazovic në kanalin Telegram.

Kryeministri shtoi se Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur.

“Ne do të punojmë së bashku për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik”, tha Abazoviç.

abazovic milatoviç mali i zi

Lini një Përgjigje