TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2023, 22:24

Gjukanoviç pranon humbjen dhe uron Milatoviç-in për fitoren: Shpresoj të jetë president i suksesshëm

Shkruar nga Pamfleti

Gjukanoviç pranon humbjen dhe uron Milatoviç-in për fitoren:

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi.  Ai ka uruar Jakov Milatoviç për fitoren.

"Zgjedhjet kanë përfunduar. Mali i Zi ka zgjedhur. Unë e respektoj këtë zgjedhje. Përgëzoj Jakov Milatoviç. I uroj që të jetë president i suksesshëm. Nëse ai është i suksesshëm, kjo do të thotë se Mali i Zi mund të jetë një vend i suksesshëm", tha Gjukanoviç.

Ai falënderoi qytetarët të cilët sipas tij, me pjesëmarrjen e tyre masive në zgjedhje kontribuan që të ketë një proces tjetër zgjedhor demokratik dhe të besueshëm, i cili kontribuon në reputacionin ndërkombëtar të Malit të Zi.

Ai tha se është e rëndësishme që Mali i Zi të bëjë zgjedhjet e përgjithshme më 11 qershor.

Gjithçka që po ndodh këto ditë vërteton se Mali i Zi për fat të keq nuk ka qeveri, se ka institucione të gabuara, gjë që u tregua edhe në këtë proces zgjedhor. Është shumë e rëndësishme që pas 11 qershorit Mali i Zi të marrë një qeveri që do të jetë me përgjegjësi ta çojë atë drejt qëllimit evropian. Në zgjedhje më udhëhoqi përgjegjësia ime ndaj Malit të Zi, për të mbrojtur nderin kombëtar të Malit të Zi dhe malazezëve. Mendoj se këtë e kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve, gjë që e bëmë sot. Herë fiton në zgjedhje, herë humb”, tha ai.

mali i zi gjukanovic zgjedhje

Lini një Përgjigje