TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2025, 21:17

Zgjedhjet në RMV, koalicioni shqipar VLEN në avantazh në Çair të Shkupit dhe Tetovë; simpatizantët nisin festën

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në RMV, koalicioni shqipar VLEN në avantazh në

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe mbylljes së qendrave të votimit, koalicioni shqiptar VLEN përmes një konference për media tha se presin fitore që në raundin e parë në komunat Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë.

Ata shprehen optimistë se në disa prej komunave, gara do të mbyllet që në rrethin e parë.

“Presim fitore pothuajse në secilën komunë. Jemi optimistë se në disa prej komunave se gara do të mbyllet që në rrethin e parë.

Kjo mendon se vlen për komunën e Çairit, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë, gjithashtu të njëjtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës. Jemi në proces të grumbullimit të informatave”, deklaroi VLEN.

Kështu, pas mbylljes së votimeve, koalicionit shqiptar në Qeveri ka nisur festën me fishekzjarrë.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Pance Toshkovski deklaroi se 11 persona janë arrestuar për shitblerje votash, ndërsa janë denoncuar 91 raste. Ai shtoi se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe demokratik.

“Me krenari e them se zgjedhjet e sotme ishin më të qetat dhe më demokratiket deri më tani. Sot dëshmuam se kur instutucionet funksionojnë, demokracia është në rritje. Janë denoncuar 91 raste në gjithë Maqedoninë, shumica prej tyre kanë të bëj me blerjen e votës, fotografimin e votës, e kështu me radhë. Janë arrestuar 11 persona katër janë liruar ndërsa 7 të tjerët janë në procedurë e sipër”, u shpreh ministri.

 

 

Lini një Përgjigje