TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2025, 19:42

Ka 2.634 diamante/ Konfirmohet vjedhja e një prej stolive më të çmuara të Luvrit, një gjerdan prej 6.72 milionë eurosh

Shkruar nga Pamfleti

Ka 2.634 diamante/ Konfirmohet vjedhja e një prej stolive më të

Ministria franceze e Kulturës ka konfirmuar se një nga stolitë më të vlefshme të muzeut të Luvrit është ndër objektet e grabitura të dielën në mëngjes gjatë një vjedhjeje spektakolare. Bëhet fjalë për fjongon e madhe të gjoksit të perandoreshës Eugénie, një pjesë unike bizhuterie me vlerë 6.72 milionë euro.

Stolia, e përbërë nga plot 2.634 diamante dhe me një gjerësi prej 11 centimetrash, ishte blerë nga muzeu në vitin 2008, pas dekadash në pronësi private në Shtetet e Bashkuara. Luvri e kishte përfshirë objektin në një nga koleksionet e tij më prestigjioze, si pjesë e trashëgimisë perandorake franceze.

Vjedhja e këtij bizhuterie, e konfirmuar tashmë zyrtarisht, është një nga goditjet më të mëdha ndaj thesareve kulturore franceze dhe ka tronditur opinionin publik dhe botën e artit. Hetimet për ngjarjen janë në vijim.

Ka 2.634 diamante/ Konfirmohet vjedhja e një prej stolive më të

Lini një Përgjigje