
Ministria franceze e Kulturës ka konfirmuar se tetë stoli të çmuara janë vjedhur nga Galeria e Apolonit në muzeun e Luvrit, në një vjedhje që po konsiderohet si një nga më të rëndat e dekadës. Sipas bilancit të fundit zyrtar, ndër objektet e grabitura janë:
• Diadema nga seti i Mbretëreshës Marie-Amelie dhe Mbretëreshës Hortense
• Gjerdan nga seti i safirëve të Mbretëreshës Marie-Amelie dhe Mbretëreshës Hortense
• Vathë, nga çifti që i përket setit të safirëve të Mbretëreshës Marie-Amelie dhe Mbretëreshës Hortense
• Gjerdan smeraldi nga seti Empress Marie Louise
• Një palë vathë me smerald nga seti Empress Marie Louise
• Brosha e njohur si "brosha e relikuarit"
• Diadema e Perandoreshës Eugenie
• Broshë e madhe me hark korsazhi e Perandoreshës Eugenie.
Policia gjithashtu gjeti të hedhur në rrugë një bizhuteri të dëmtuar, që rezulton të jetë pikërisht kurora e Eugenie-s, një objekt unik me 1,354 diamante dhe 56 smeralde.
Lini një Përgjigje