
Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me vjedhjen e bizhuterive të çmuara në Muzeun e Luvrit në Paris. Ai e ka cilësuar aktin si një sulm ndaj trashëgimisë, pasi ato bizhu janë historia e Francës.
“Vjedhja e kryer në Luvër është një sulm ndaj një trashëgimie që është e dashur për ne sepse është historia jonë”, shkroi Macron në një postim.
Presidenti francez deklaroi se veprat e artit do të merren mbrapsht, madje theksoi se autorët do të marrin dënimin e merituar para drejtësisë.
“Ne do t’i rimarrim veprat dhe autorët do të nxirren para drejtësisë dhe po bëhet gjithçka, kudo, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit”, deklaroi Macron.
Projekti i Rilindjes së Luvrit të Ri, duke iu referuar planit të tij për të rinovuar muzeun përfshin siguri të shtuar.
Lini një Përgjigje