TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Prill 2026, 14:32

"Xi Jinping do më përqafojë që hapa Hormuzin", Trump: Kina nuk do të dërgojë më armë në Iran! 

Shkruar nga Pamfleti
"Xi Jinping do më përqafojë që hapa  Hormuzin",
Donald Trump dhe Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se Kina ka rënë dakord të mos dërgojë armë në Iran, ndërsa ka mbajtur një ton pozitiv për marrëdhëniet me Pekinin në një postim në Truth Social.

“Kina është shumë e lumtur që unë po e hap përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit. Po e bëj për ta, gjithashtu - dhe për botën. Kjo situatë nuk do të ndodhë më kurrë. Ata kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran. Presidenti Xi do të më japë një përqafim të madh kur të shkoj atje pas disa javësh. Ne po punojmë së bashku në mënyrë të zgjuar dhe shumë mirë! A nuk është kjo më mirë se lufta???? POR MBANI MEND, ne jemi shumë të mirë në luftë, nëse duhet - shumë më të mirë se kushdo tjetër!!! Presidenti DJT”, shkruan Trump në një postim në Truth Social.

Ai u shpreh se Kina është “shumë e lumtur” me hapjen e përhershme të Ngushticës së Hormuzit, duke shtuar se ky veprim po bëhet si për Kinën ashtu edhe për botën.

Ai deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Kina po punojnë së bashku “në mënyrë të zgjuar” dhe “shumë mirë”. Duke iu referuar presidentit kinez Xi Jinping, Trump tha se pret një pritje të ngrohtë gjatë një vizite të ardhshme, ndërsa theksoi se SHBA është “shumë e mirë në luftë” nëse është e nevojshme.

Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të shtuara rreth Iranit dhe Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike për transportin global të naftës.

Ndërmjetësuesit janë afër paltit për zgjatjen e armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përtej afatit të 22 prillit, për të krijuar më shumë kohë për negociata. Bisedimet fokusohen në çështje kyçe, përfshirë programin bërthamor të Iranit, statusin e Ngushticës së Hormuzit dhe kompensimet për dëmet e luftës.

Armëpushimi i brishtë është vënë nën presion nga bllokada amerikane ndaj porteve iraniane dhe kërcënimet e reja nga Teherani, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim.

Konflikti, që ka hyrë në javën e shtatë, ka ndikuar në transportin global dhe tregjet e energjisë, ndërsa trafiku në Ngushticën e Hormuzit është ulur ndjeshëm. Lufta ka shkaktuar mijëra viktima në Iran, Liban dhe Izrael, si dhe ka prekur vendet e Gjirit dhe forcat amerikane.

Ndërkohë, përplasjet kanë vijuar edhe në Liban, ku janë raportuar sulme izraelite në jug, pavarësisht bisedimeve të drejtpërdrejta mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë. 

"Xi Jinping do më përqafojë që hapa  Hormuzin",

donald trump xi jinping lufat ne iran

Lini një Përgjigje