Presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur një takim në Kremlin me tre të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff, Jared Kushner dhe Josh Gruenbaum. Në takim po marrin pjesë gjithashtu këshilltari i Kremlinit, Yury Ushakov, si dhe i dërguari special Kirill Dmitriev.
Putini i përshëndeti amerikanët pak para mesnatës në Moskë, pasi Trump tha se një marrëveshje ishte “mjaft afër” dhe Witkoff tha se negociatat kishin arritur në një çështje të fundit.
Кремль опубликовал кадры встречи Владимира Путина со спецпосланником президента США Стивеном Уиткоффом и предпринимателем Джаредом Кушнером:https://t.co/4v2u3Scor7
— ТАСС (@tass_agency) January 22, 2026
Видео: Kremlin. ru pic.twitter.com/S3rz1oc4p1
Trump tha të mërkurën se Putin dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të ishin “budallenj” nëse nuk do të arrinin një marrëveshje. Witkoff nuk e përmendi problemin kryesor të pazgjidhur, por të gjitha palët e kanë theksuar më parë çështjen e territorit.
Witkoff dhe Kushner fluturuan nga Davosi i Zvicrës, ku u takuan me zyrtarë ukrainas këtë javë, dhe Trump u takua me Zelenskiy të enjten.
Lini një Përgjigje