
Policia spanjolle ka arrestuar një burrë në lidhje me vrasjen e dy tifozëve të futbollit në Bruksel, ngjarje e ndodhur dy vjet më pare.
Policia spanjolle dhe prokurorët belgë thanë të shtunën se i dyshuari u arrestua në aeroportin e Malaga një ditë më parë.
Dy shtetas suedezë u vranë dhe një tjetër u plagos në sulmin, i cili ndodhi pas një ndeshje kualifikuese mes Belgjikës dhe Suedisë për turneun e futbollit Euro 2024.
Policia belge qëlloi dhe vrau personin e armatosur.
Autoritetet belge thanë se i dyshuari i arrestuar të premten besohet të ketë furnizuar me armën e zjarrit të përdorur në sulm.
Lini një Përgjigje