
Kundërshtarja e vetme e Donald Trump brenda partisë, Nikki Haley ka njoftuar tërheqjen nga nominimi republikan, për të garuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.
Gjatë fjalimit që mbajti sot, ajo u shpreh se tashmë votat duhet të shkojnë për Donald Trump, edhe pse Haley njihej si rivalja e vetme e tij. Po ashtu ajo tha se nuk pendohet për vendimin që mori për t’u tërhequr nga gara.
Haley tha se i uronte më të mirat Trumpit, por ajo më pas ia kaloi ‘topin’ atij, duke thënë se i takonte atij të “fitonte votat” e të gjithë republikanëve që nuk e mbështetën atë.
“Pak më shumë se një vit më parë nisa fushatën time për presidente, kur fillova, thashë se fushata ishte e bazuar në dashurinë time për vendin. Vetëm javën e kaluar, nëna ime, një emigrante e gjeneratës së parë, votoi për vajzën e saj për presidente. Vetëm në Amerikë”, tha ajo gjatë një fjalimi të mërkurën.
Sic shkruan BBC, komentet dukej se ishin një referencë për mosinteresimin e Trump, deri më tani, për ta bërë këtë.
Ajo pritet të theksojë se do të vazhdojë të avokojë për politikat konservatore të brendshme dhe të jashtme që mbështet dhe të kujdeset ndaj disa prej rreziqeve, si izolacioni dhe mungesa e disiplinës fiskale, që ajo mendon që vijnë nga Uashingtoni.
Lini një Përgjigje