TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Mars 2024, 12:46

Rivalja e vetme e Trump, Nikki Haley do të tërhiqet nga gara për nominim republikan

Shkruar nga Pamfleti

Rivalja e vetme e Trump, Nikki Haley do të tërhiqet nga gara për

Rivalja e vetme e Donald Trump në garën për zgjedhjet presidenciale, duket se do të tërhiqet. Nikki Haley do të njoftojë në një fjalim ditën e sotme se ajo po tërhiqet nga gara për nominimin republikan, sipas Wall Street Journal.

Lëvizja vjen një ditë pas “Super të Martës” në të cilën ajo arriti të fitojë vetëm në një shtet të SHBA, Vermont, nga gjithsej 15 të përfshira nga rivali i saj, ish-presidenti Donald Trump.

Haley ishte rivalja e vetme e ish-presidentit Donald Trump në fushatën paraprake presidenciale republikane.

Me sa duket, do të jetë Trump që do të përballet me presidentin Joe Biden në një revansh zgjedhor në nëntor.

Sipas raportit të WSJ, i cili citoi burime në rrethin e bashkëpunëtorëve të Haley, ish-ambasadorja e SHBA në OKB nuk do të bëjë thirrje që mbështetësit e saj të votojnë për Trump por në vend të kësaj do t’i falënderojë për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore.

nikki haley donald trump

Lini një Përgjigje