TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2024, 18:05

Bisedime për armëpushim në Gaza, Blinken thirrje Hamasit: Situatë kritike, lironi pengjet!

Shkruar nga Pamfleti

Bisedime për armëpushim në Gaza, Blinken thirrje Hamasit:

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Hamasit të pranojë një armëpushim të menjëhershëm me Izraelin, pasi situata në Gaza është kritike.

Ai shprehet se lirimi i pengjeve mund të pasojë me një zgjidhje të qëndrueshme. Blinken thekson se është gjithashtu urgjente të shtohen ndihma humanitare për njerëzit në Gaza.

“Ka një mundësi për një armëpushim të menjëhershëm që mund të sjellë pengjet në shtëpi, që mund të rrisë në mënyrë dramatike sasinë e ndihmës humanitare për palestinezët që kanë nevojë për të, dhe më pas të vendosen kushtet për një zgjidhje të qëndrueshme.

“I takon Hamasit të marrë vendimin nëse është i përgatitur të përfshihet në armëpushim. Është gjithashtu urgjente të shtohet ndihma humanitare që po u jep njerëzve brenda Gazës. Izraeli duhet të maksimizojë çdo mjet të mundshëm, çdo metodë të mundshme për të siguruar ndihmë për njerëzit që kanë nevojë. Ne do të vazhdojmë ta ushtrojmë presion çdo ditë sepse situata në këtë gjendje është thjesht e papranueshme”, tha Blinken gjatë një vizite nga kryeministri i Katarit në Uashington.

Lini një Përgjigje