TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2025, 19:41

Von der Leyen: E kemi gati planin për të dërguar trupa ushtarake në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

Von der Leyen: E kemi gati planin për të dërguar trupa ushtarake

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar për Financial Times se Europa ka tashmë një plan “mjaft të saktë” për të dërguar trupa në Ukrainë.

Në intervistën e dhënë, ajo përsëriti se garancitë e sigurisë për Ukrainën mbeten parësore për Europën. Sipas raportimit të FT, von der Leyen shtoi se Donald Trump i kishte siguruar europianët se do të ekzistonte një prani amerikane në një formë ose tjetër, si pjesë e mbështetjes për Kievin, diçka që, sipas gazetës, u është konfirmuar disa herë.

Presidentja e Komisionit Europian pohoi gjithashtu se ekziston një rrugë e qartë dhe një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, elemente që janë vënë në pikëpyetje javët e fundit.

Gjithashtu, FT raportoi se kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe vetë von der Leyen pritet të mblidhen në Paris të enjten.

Pas samitit të zhvilluar në Uashington këtë muaj mes Trump dhe liderëve europianë, aleatët e Ukrainës mbetën optimistë për një fund të mundshëm të luftës. Megjithatë, që prej atëherë, përballë qëndrimit refuzues të Moskës ndaj shumicës së propozimeve të paraqitura, Europa është përpjekur të mbajë gjallë ritmin dhe të vazhdojë përpjekjet përpara.

Lini një Përgjigje