
Indonezia është përfshirë prej ditësh nga protesta masive në disa qytete të vendit, përfshirë kryeqytetin Xhakarta, pasi qeveria miratoi një shtesë mujore prej 50 milionë rupiahësh (rreth 3,030 dollarë) në përfitimet e deputetëve, një shumë që është dhjetëfish më e lartë se paga minimale në kryeqytet.
Protestat janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme me policinë, përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës dhe bombave artizanale, ndërsa janë raportuar të paktën tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Një ndër viktimat është Affan Kurniaëan, 21 vjeç, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një makinë policie.
Në fundjavë, protestuesit i vunë flakën godinës së parlamentit rajonal, ndërsa shtëpia e ministres së Financave u sulmua. Qeveria e presidentit Praboëo Subianto ka njoftuar shkurtimin e disa përfitimeve të deputetëve, përfshirë dietat mujore dhe udhëtimet jashtë vendit, por organizatat studentore e kanë cilësuar vendimin si të pamjaftueshëm dhe kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave.
Sipas kreut të organizatës më të madhe studentore në vend, “zemërimi është real dhe i justifikuar – kjo nuk është vetëm për rrogat, por për gjithë padrejtësinë sistematike dhe arrogancën e elitës”.
Qytetarët kërkojnë rritje pagash për punëtorët, ulje taksash, më shumë transparencë dhe një luftë të vërtetë kundër korrupsionit.
Ndërkohë në Shqipëri, një vit më parë, ndodhi pikërisht e kundërta: Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u bënë bashkë, pa asnjë debat e pa asnjë kundërshti, për të dyfishuar pagat e deputetëve dhe ministrave, në një kohë kur inflacioni rëndonte mbi qytetarët dhe mijëra shqiptarë iknin çdo muaj nga vendi. Dhe ndryshe nga Indonezia, asnjë shqiptar nuk protestoi, askush nuk tha asnjë fjalë
Lini një Përgjigje