TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2025, 18:26

Kina dhe Turqia forcojnë aleancën: Bashkë për një rend global më të drejtë

Shkruar nga Pamfleti

Kina dhe Turqia forcojnë aleancën: Bashkë për një rend

Kina dhe Turqia janë “vendi të mëdha në zhvillim me shpirt pavarësie” dhe zhvillimi në nivele të larta i marrëdhënieve dypalëshe i shërben interesave themelore të të dy vendeve, si dhe interesave të përbashkëta të Jugut Global. Kështu deklaroi presidenti kinez Xi Jinping gjatë takimit me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhet në qytetin portual të Tientsinit për të marrë pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO).

Sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”, Xi ftoi për të përqafuar prirjen globale drejt paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit të favorshëm për të gjithë, duke punuar së bashku për një sistem qeverisjeje ndërkombëtare “më të drejtë dhe të barabartë”.

Në prag të 55-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, që do të përkujtohet vitin e ardhshëm, Xi shprehu dëshirën për forcimin e besimit të ndërsjellë politik, mbështetjes reciproke mbi çështjet me rëndësi strategjike, si dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Lini një Përgjigje