TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Prill 2026, 18:47

Video/ Horror në Kiev, një person hyn në supermarket dhe qëllon me breshëri; 5 viktima dhe disa të plagosur 

Shkruar nga Pamfleti

Video/ Horror në Kiev, një person hyn në supermarket dhe

5 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi të armatosur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në lagjen Holosiivskyi.

Sipas policisë, sulmuesi hapi zjarr ndaj kalimtarëve përpara se të hynte në një supermarket.

Sipas autoriteteve, pas një mobilizimi të madh, forcat speciale të policisë ukrainase ndërhynë për neutralizimin e autorit. Ministri i Brendshëm Ihor Klimenko konfirmoi se efektivët hynë në ambientet e dyqanit dhe sulmuesi u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Të plagosurit u transportuan në spitalet e qytetit, ndërsa disa morën ndihmën e parë në vendngjarje.
Gjatë operacionit, autori kishte qëlluar edhe ndaj forcave të rendit, ndërkohë që më parë ishin bërë përpjekje për negociata. Sipas raportimeve, ai kishte marrë pengje brenda supermarketit, duke rritur tensionin dhe panikun në zonë.

Mediat lokale raportojnë se para sulmit, autori i kishte vënë flakën apartamentit ku jetonte, ndërsa një roje sigurie në dyqan mbeti i plagosur gjatë incidentit.

Ngjarja ka rikthyer shqetësimet për sigurinë.

horror në kiev

Lini një Përgjigje