TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Korrik 2023, 15:20

Vala e të nxehtit, 8.7 milionë banorë në Greqi do të përballen me temperatura mbi 41°C

Shkruar nga Pamfleti

Vala e të nxehtit, 8.7 milionë banorë në Greqi do të

8.7 milionë banorë në Greqi do të përballen sot me temperatura mbi 41 °C.

Sipas të dhënave nga Observatori Kombëtar i Athinës, rreth 120 mijë persona do të përballen me temperatura mbi 45 °C. Mediat në vend raportojnë se këto janë shifra që pasqyrojnë numrin e banorëve të përhershëm dhe se çdo lloj zhvendosjeje e përkohshme nuk është llogaritur.

Dita e sotme është kategorizuar në nivelin maksimal të rrezikut që do të thotë temperatura ekstreme me efekte të theksuara shëndetësore. 3 nga 6 qytetet më të prekura janë Athina, Larisa dhe Selaniku.

Ndërkohë, në Rodos, zjarri që po shkatërron ishullin është ende jashtë kontrollit. Të shtunën, autoritetet evakuuan 30 mijë persona, nga të cilët 2 mijë u deshën të transportoheshin nga plazhet me anije.

Zjarri ka djegur një sipërfaqe të madhe pylli, duke shkatërruar edhe hotele luksoze, si dhe shumë banesa. Ndërkohë vijon puna e zjarrfikësve të angazhuar në vijën e parë kundër temperaturave të larta dhe erërave të forta.

greqi temperatura i nxehti

Lini një Përgjigje