TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Korrik 2023, 13:53

Spanjollët votojnë sot për kryeministrin e ri, e djathta e favorizuar

Shkruar nga Pamfleti
Spanjollët votojnë sot për kryeministrin e ri, e djathta e
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez dhe kreu i partisë së djathtë Alberto Nunez Feijoo

Më shumë se 37 milionë votues në Spanjë do të zgjedhin se kush do t’i qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme.

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i “Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë”, Pedro Sanchez votoi i pari dhe u shpreh se kishte pritshmëri të mira për rezultatin e zgjedhjeve.

“Nuk dua të them nëse jam optimist apo jo. Kam ndjenja të mira, por janë spanjollët që do të zgjedhin sot të ardhmen dhe përparimin e vendit tonë. Është me të vërtetë një moment shumë i rëndësishëm për vendin”, tha kryeministri spanjoll.

E majta vazhdon të besojë në rikthim e besimit të elektoratit pas humbjes së zgjedhjeve lokale.

Sondazhet nxjerrin më të favorizuar Partinë Popullore të krahut të djathtë, e cila ka fituar zgjedhjet në Maj, por kanë parashikuar se asaj do t’i duhet mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox, për të formuar një qeveri.

Këto janë zgjedhje atipike, në mes të verës, me gjysmën e vendit me pushime dhe me gati 2.5 milionë vota me postë, duke përbërë një shifër rekord, pasi është shifra më e lartë në historinë e këtyre zgjedhjeve.

Qendra e votimit janë hapur që nga ora 09:00 e mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 20:00.

 

spanje votime kryeministri

Lini një Përgjigje