Grupi Wagner dëshiron të shkojë në Poloni. Kështu ka deklaruar presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko gjatë takimit në Shën Petersburg me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, raporton agjencia RIA Novosti.
"Luftëtarët e Wagnerit - thotë Lukashenko - kanë filluar të më vënë në provë, sepse duan të shkojnë në Perëndim, në një ekskursion", tha raporton Lukashenko. "Më thanë le të shkojmë në Perëndim. Na lini. Një ekskursion në Varshavë, në Rzeszow'".
Në Strelna, pranë qytetit rus të Shën Petersburgut gjithashtu ka nisur takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko. Lajmi është bërë i ditur po nga agjencia Ria Novosti.
Putin gjatë takimit negociator deklaroi menjëherë se kishte ndryshuar disa plane dhe se mund të qëndronte disa ditë. Në qendër të diskutimit janë marrëdhëniet mes dy vendeve, partneriteti strategjik dhe aleanca, bashkëpunimi.
Kremlini, po ashtu, i ka dhënë merita Lukashenkos për ndërmjetësimin e marrëveshjes së muajit të kaluar për ndërprerjen e rebelimit të Wagner-it, i cili, sipas Putinit, kishte rrezikuar ta fuste Rusinë në luftë civile.
Lini një Përgjigje