
Zjarri në ishullin Rodos në Greqi mbetet i pakontrolluar për të gjashtën ditë rradhazi.
Zjarrfikësit po luftojnë në tre fronte aktive, ndërsa problemi më i madh gjendet në Kiotari dhe në jugperëndim drejt Gennadit.
Forcat zjarrfikëse po bëjnë një përpjekje të madhe për të parandaluar përhapjen e tij më në veri drejt pyllit të dendur. Në lindje të liqenit artificial Gadoura po zhvillohet një betejë në mënyrë që flakët të mos përhapen në Kalathos.
Ndërkohë në plazhet e ishullit, turistët dhe mijëra banorë u larguan që t’i shpëtojnë zjarrit.
Video dramatike në rrjetet sociale, të cilat kanë qarkulluar në mbarë botën, tregojnë zjarrfikësit grekë që u bëjnë thirrje turistëve të lënë sendet e tyre personale dhe të hipin në automjetet me ta për të shpëtuar jetën e tyre.
Lini një Përgjigje