TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Korrik 2023, 08:48

Cilësohej si 'spiuni' i Putinit, gjendet i vdekur milioneri rus në Moskë

Shkruar nga Pamfleti

Cilësohej si 'spiuni' i Putinit, gjendet i vdekur milioneri rus

Një milioner rus i identifikuar me emrin Anton Cherepennikov, 40 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Cherepennikov, një figurë kyçe në operacionin spiun të Putinit u gjend pa shenje jete në shtëpinë e tij në Moskë.

Shkaku i vdekjes së biznesmenit sipas mediave ruse ishte "arrest kardiak" pavarësisht se nuk kishte asnjë njoftim zyrtar lidhur me rastin apo ekspertizë, shkruajnë mediat e huaja.

Cherepennikov shihej si një figurë e keqe në mesin e elitës ruse. Ai ishte pronar i shumicës së sistemeve për përgjimin e telefonave dhe ruajtjen e trafikut të internetit në Rusi.

Kompania e tij u shërben strukturave ruse të zbatimit të ligjit dhe, sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, është përdorur nga FSB, shërbimet federale të sigurisë, për të kryer përgjime të civilëve në të gjithë vendin.

Duke komentuar lajmin për vdekjen në Twitter, këshilltari ukrainas për punët e brendshme Anton Gerashchenko shkroi: "Edhe një vdekje misterioze e një menaxheri të lartë në Rusi". 

Vdekja e Cherepennikov është e dyta e një figure të lidhur me rrethin e Putinit, brenda disa orësh. Ditët e fundit, oligarku miliarder Igor Kudryakov, një ish-zyrtar qeveritar dhe biznesmen i pasur, u gjet i pajetë në banesën e tij në Moskë.

moske spiun putin

Lini një Përgjigje