
Një pjesë e një ure ka rënë në Perimetriki Odos të Patrës, në Diodorou, në zonën Bozaitika të Greqisë ndërsa raportohet për 1 të vdekur.
Deri më tani bëhet me dije se një person ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur dy të tjerë. Në këtë pikë punimet kryhen prej dy vitesh, në kuadër të një shembjeje të kontrolluar.
Sipas informacioneve ekziston dhe një problem statik i urës.
Tashmë ka një mobilizim të madh të autoriteteve. Në vendngjarje ka persona të bllokuar, ndërsa Zjarrfikësja dhe EMS janë në rrugë. Në vendngjarje është edhe EMAK me qentë e saj të trajnuar posaçërisht, ndërsa ka panik nga banorët.
Lini një Përgjigje