TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2024, 21:53

Ushtria izraelite 'shënjestron' mediat/ Pas vrasjes së dy gazetarëve, plagosen dy të tjerë në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Ushtria izraelite 'shënjestron' mediat/ Pas vrasjes së dy

Wael al-Dahdouh, gazetari i njohur palestinez për Al Jazeera, i cili e ka kaluar karrierën duke raportuar mbi Gazën, humbi gruan, djalin, vajzën dhe nipin e mitur nga një sulm ajror izraelit në tetor.

Sot, ai humbi një tjetër anëtar të familjes së tij për shkak të luftës. Djali i tij i madh, Hamza, u vra në një sulm ajror izraelit që la të vdekur dy gazetarë dhe plagosi dy të tjerë, sipas autoriteteve në Gaza.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, Wafa, raportoi se një sulm izraelit me dron goditi makinën me të cilën po udhëtonte Hamza al-Dahdouh në perëndim të qytetit jugor të Khan Younis. Ai u vra së bashku me një gazetar tjetër, Mustafa Thuraya. Ndwrsa dy të tjerë, Ahmed Al-Burash dhe Amer Abu Amr u plagosën.

Wael al-Dahdouh tha se djali i tij punonte për Al Jazeera, ndërsa Wafa raportoi se dy gazetarët e plagosur punonin për Palestine Today, një kanal televiziv.

“Asgjë nuk është më e vështirë se dhimbja e humbjes. Dhe kur e përjeton këtë dhimbje herë pas here, ajo bëhet më e vështirë dhe më e rëndë. Uroj që gjaku i djalit tim Hamza të jetë i fundit nga gazetarët dhe i fundit nga njerëzit këtu në Gaza dhe kjo masakër të ndalet”, tha Wael al-Dahdouh për Al Jazeera pas vdekjes së djalit të tij.

Lini një Përgjigje