Të mendosh se disa mijëra votues amerikanë mund të ndryshojnë rrjedhën e botës me vendimin e tyre...
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare këtë vit, ngjarje e rrallë në historinë njerëzore.
Nga Rusia në Tajvan, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Indonezi, votuesve do t'u kërkohet të zgjedhin anëtarët e Parlamenteve dhe krerët e rinj të shteteve. Në pamje të parë, mund të duket si triumfi i demokracisë. Por në shumicën e rasteve, rezultati është tashmë i njohur: Në Rusi, Indi dhe pothuajse kudo në Afrikë, partitë në pushtet i pengojnë liderët e opozitës t’i rivalizojnë.
Megjithatë kjo nuk e ndryshon natyrën e rëndësishme të këtij viti të ri. Shumë vota do të rezonojnë edhe përtej kufijve të tyre. Zgjedhjet në Tajvan që do të mbahen javën e ardhshme, do të përcaktojnë marrëdhëniet e ardhshme midis Taipeit dhe Pekinit dhe si rezultat, midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Por janë zgjedhjet në SHBA, në fillim të nëntorit, ato që do të vulosin të ardhmen e të gjithë planetit. Nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, fati i Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe, në përgjithësi, sigurisë globale do të prishet. Rusia do të ketë të gjitha shanset për të fituar, shpresat për paqen në Lindjen e Mesme do të zbehen dhe shtyllat e sigurisë sonë do të duhet të rishpiken – me vdekjen e mundshme të NATO-s. Të mendosh se disa mijëra votues amerikanë mund të ndryshojnë rrjedhën e botës në këtë mënyrë është vërtet marramendëse.
Europa duhet të përgatitet
Edhe nëse skenari është larg shkrimit – nuk është ende e sigurt se Biden dhe Trump do të jenë në garën përfundimtare – Evropa duhet të përgatitet tani për të gjitha rezultatet e mundshme.
Së pari Evropa do bëhet lideri i vetëm në mbështetjen e Ukrainës. Duke krijuar një ekonomi reale lufte, blloku do të jetë në gjendje të zbusë efektet katastrofike të një rikthimi të mundshëm të Trumpizmit. Tani për tani ka ende shumë rrugë për të bërë: vetëm një e treta e programit evropian prej 2 miliardë eurosh për të armatosur ukrainasit, është përmbushur.
Ne duhet të ndryshojmë vetë sensin e shkallës, të rrisim burimet tona dhjetëfish me objektivin e dyfishtë për të mbështetur Ukrainën dhe për të zhvilluar industrinë tonë të mbrojtje , në pritje të shkëputjes ushtarake që Trump ka paralajmëruar.
Por më shumë se kaq, ne duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë strategjik. Ne duhet të marrim pushtetin dhe mbrojtjen e interesave tona ekonomike dhe industriale, në një kontekst rivaliteti të rënduar, bllok kundër bllokut. Duke ditur se jemi vetëm dhe se forcat e rënies na kërcënojnë po brenda shtëpisë, po aq sa përballë rivalëve tanë në mbarë botën. /Përshtati “Pamfleti” nga “World Crunch”
Lini një Përgjigje