TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2025, 15:27

"Ukraina gati për paqe”, Zelensky: Të përkushtuar për dialog konstruktiv me SHBA

Shkruar nga Pamfleti

"Ukraina gati për paqe”, Zelensky: Të përkushtuar

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se vendi është plotësisht gati dhe i përkushtuar për dialog konstruktiv me përfaqësuesit e SHBA në Arabinë Saudite javën e ardhshme.

Ai shprehet gjithashtu se çelësi për të shkuar drejt paqes është të veprojmë shpejt dhe me efektivitet.

“Ukraina ka kërkuar paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozime realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet. Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”, tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se do të vizitojë Arabinë Saudite javën e ardhshme, kur pritet të takohet me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Pas kësaj, përfaqësuesit diplomatikë dhe ushtarakë ukrainas do të qëndrojnë për një takim të martën me zyrtarë amerikanë.

Lini një Përgjigje