TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2025, 14:15

Bombardimet e reja ruse në Ukrainë, Trump pro Moskës: Putini po bën atë që do të bënte kushdo

Shkruar nga Pamfleti
Bombardimet e reja ruse në Ukrainë, Trump pro Moskës: Putini po
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shkakton edhe një herë bujë e reagime të forta si brenda SHBA-së dhe aq më tepër jashtë vendit me deklaratat e tij.

Këtë herë duke folur për Ukrainën dhe goditjen ruse në orët e fundit, vetëm 24 orë para negociatave të paqes, që do të zhvillohen në Arabinë Saudite.

Donald Trump, duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, tha se "Putini po bën në Ukrainë, atë që do të bënte kushdo”, duke justifikuar me logjikën e tij  sulmet e fundit të ashpra të Moskës në territorin ukrainas.

Më herët presidenti amerikan kishte thënë se “është më e vështirë të biesh dakord me Ukrainën” sesa me Rusinë, duke shtuar se Moska i mban “të gjitha kartat” në negociata.

Bombardimet ruse të Ukrainës vijnë vetëm disa ditë përpara një takimi të planifikuar të delegacioneve amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite për një marrëveshje armëpushimi.

Në të njëjtën kohë, nënshkrimi i marrëveshjes së SHBA-së me Ukrainën për mineralet e vendit evropian është në pritje, megjithëse Volodymyr Zelensky duket se është zbutur dhe ka pranuar kushtet e Donald Trump.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar sulmin me raketa ruse mbrëmjen e djeshme në Dobropillia.

Autoritetet lokale thonë se sulmi vrau 21 persona dhe plagosi 43 të tjerë.

Zelensky tha se dy raketa goditën fillimisht qytetin përpara se Rusia të niste një sulm tjetër “që synonte shpëtimtarët” pasi shërbimet kishin mbërritur në vendngjarje.Presidenti i Ukrainës e quajti këtë një “taktikë të ndyrë dhe çnjerëzore”.

“Sulmet e tilla tregojnë se qëllimet e Rusisë janë të pandryshuara. Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën, për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për të forcuar sanksionet kundër Rusisë. Gjithçka që e ndihmon Putinin të financojë luftën duhet të prishet”, thotë ai.

bombardimet ruse në ukrainë trump pro moskës

Lini një Përgjigje