
Më shumë se 300 civilë alavitë janë vrarë ditët e fundit në Siri nga forcat e sigurisë ndërsa autoritetet përleshen me militantët besnikë të ish qeverisë së rrëzuar të Bashar al Assad.
Rivendosja e sigurisë pas rrëzimit të al Assad ka qenë një sfidë për autoritetet e reja të Sirisë, e instaluar pasi forcat e udhëhequra nga islamistët rrëzuan Assadin në një ofensivë ‘rrufe’ në Dhjetor.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të shtunën se “311 civilë alavitë u vranë në rajonin bregdetar nga forcat e sigurisë dhe grupet aleatë që atëherë”.
Vdekjet e civilëve e çojnë numrin e përgjithshëm në 524 persona, duke përfshirë 93 anëtarë të forcave të sigurisë së qeverisë së re dhe 120 luftëtarë pro-Assad.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA raportoi herët të shtunën se mbështetësit e Assad kishin nisur një sulm në spitalin kombëtar në qytetin bregdetare të Latakias, duke shtuar se "forcat e përgjithshme të sigurisë po zmbrapsin sulmin".
Në një fjalim të premten, presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa u kërkoi kryengritësve të linin armët dhe të dorëzoheshin para se të ishte vonë.
"Ju sulmuat të gjithë sirianët dhe bëtë një gabim të pafalshëm. Përgjigjja ka ardhur dhe ju nuk keni mundur ta përballoni atë," tha Sharaa në një fjalim.
Fuqitë perëndimore dhe fqinjët e Sirisë kanë theksuar nevojën për unitet në Sirinë e re, e cila po kërkon fonde për rindërtimin e një kombi të shkatërruar nga vitet e luftës civile nën Assad.
Lini një Përgjigje