TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Tetor 2023, 11:25

U thanë se janë shqiptarë, zbardhet masakra në Athinë ku u ekzekutuan 6 anëtarët e bandës kriminale

Shkruar nga Pamfleti

U thanë se janë shqiptarë, zbardhet masakra në Athinë

Autoritetet greke vazhduan me hetimin e rastit të vrasjes së gjashtë turqve në Lutsa duke bërë dy arrestime.

Fillimisht, një turk u arrestua në aeroportin Eleftherios Venizelos menjëherë pas sulmit vrasës dhe një tjetër person, gjithashtu me origjinë turke, u arrestua pak ditë më parë në Greqi.

Goditja mafioze me gjashtë turqit e vrarë ndodhi pasditen e së hënës së 11 shtatorit dhe fillimisht u përfol për larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës. Më shumë se 20 gëzhoja të gjetura në vendin e krimit, si dhe vetë vendi i ekzekutimit, dhanë provat e para se si vrasësit lëviznin dhe sa mirë ishte i organizuar plani.

Fillimisht u raportua se viktimat ishin shqiptarë, por mediat greke ngrenë dyshime se ata ishin turq dhe se posedonin karta identiteti franceze.

Disa javë më parë, 10 turq u arrestuan në Stamboll, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në  masakër.

Sipas mediave turke bëhet fjalë për anëtarët e bandës së Baris Boyun, të cilët po përgatisnin reprezalje për vrasjen e gjashtë personave.

Arrestimet u bënë gjatë bastisjeve të policisë në shtëpi në Stamboll dhe Izmir.

zbardhet masakra në athinë

Lini një Përgjigje