TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shkurt 2026, 08:42

U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam qenë pjesë e festave të tij! 

Shkruar nga Pamfleti
U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam
Jeffrey Epstein de Elon Musk

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka reagon lidhur me përmendjen e emrit të tij në dosjen Epstein, duke mohuar çdo lidhje me të. 

Musk ka thënë se ai kurrë nuk e vizitoi “ishullin e frikshëm” të financierit, nuk udhëtoi me aeroplanin e tij “Lolita Express” dhe as nuk mori pjesë në festat e tij.

Sqarimi erdhi pasi emri i Musk u shfaq në grupin e fundit të dokumenteve të lidhura me rastin Epstein.  Musk shtoi se kishte kohë që kishte kërkuar publikimin e plotë të dosjeve të Epstein dhe ndjekjen penale të atyre që abuzuan me fëmijët.

Në postimin e tij, Musk tha se ishte i përgatitur të përballej me sulme personale për mbështetjen e publikimit të dosjeve, duke shtuar se mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm ishte më e rëndësishme sesa reputacioni i tij.

“E dija që do të më njollosnin pa pushim, pavarësisht se nuk kisha marrë pjesë kurrë në festat e tij, nuk kisha qenë në aeroplanin e tij “Lolita Express”, nuk kisha shkelur në ishullin e tij të frikshëm dhe nuk kisha bërë asgjë të gabuar”, shkroi Musk, duke theksuar se do të pranonte kritika të mëtejshme nëse kjo do të ndihmonte në sjelljen e drejtësisë për viktimat.

Sqarimi pasoi publikimin nga Departamenti i Drejtësisë i të premtes të grupit më të madh të dosjeve të lidhura me Epstein deri më tani.

“Seria e re” përfshin rreth tre milionë faqe shtesë dokumentesh, së bashku me mijëra video dhe imazhe.

Dokumentet ofrojnë më shumë detaje rreth kontakteve të Epstein me disa individë të profilit të lartë, përfshirë Musk, Bill Gates dhe sekretarin e tregtisë të SHBA-së, Hoëard Lutnick.

Zyrtarët kanë thënë se dosjet përmbajnë gjithashtu shumë informacione të paverifikuara të paraqitura në zbatimin e ligjit.

 

 

 

 

jeffrey epstein elon musk

Lini një Përgjigje